Ushtria e Jemenit rrëzon një tjetër dron amerikan
Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë rrëzuar dronin e dytë amerikan në provincën Marib të Jemenit.
Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në muajt e kaluar kanë rrëzuar disa dronë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite të cilët ishin duke kryer operacione në pjesë të ndryshme të territorit të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, sot (të premten) me anë të një deklarate, ka njoftuar për rrëzimin e një droni tjetër spiunazh të prodhimit amerikan të llojit “Scan Eagle” në hapësirën qiellore të provincës Marib.
Jahja Sari’e në lidhje me këtë ka thënë: “Forcat e ushtrisë së Jemenit sot në orët e para të mëngjesit me anë të një rakete tokë-ajër kanë rrëzuar një dron të prodhimit amerikan që i përket forcave ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ky dron ishte i llojit MQ-1. Ky dron është rrëzuar në hapësirën qiellore të provincës Al-Xhuf”.
Vlen të theksohet se ushtria e Jemenit gjithnjë ka deklaruar se derisa të vazhdon agresioni ushtarak i shteteve anëtare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite, objektiva të ndryshme do të sulmohen nga forcat jemenase.