Fillon Intifada e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist
Lëvizja e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist ka njoftuar për fillimin e "Intifadës së Burgjeve" dhe ka kërkuar mbështetjen popullore.
Autoritetet e burgjeve të regjimit sionist gjithnjë e më shumë po keqtrajtojnë të burgosurit palestinezë duke i torturuar ata dhe privuar nga të drejtat më elementare.
Numri i të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist deri në fund të vitit 2021, ka shkruar në rreth 4600 persona që rreth 500 prej tyre po mbahen nën arrest të përkohshëm.
Faqja informative Arab 48 njoftoi se lëvizja e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist ditën e diele ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka theksuar: "Të burgosurit palestinezë pas sjelljeve të ashpra dhe arrogante të autoriteteve sioniste, po shkojnë drejt grevës së pakufizuar të urisë me pjesëmarrjen e të gjithë të burgosurve dhe grupeve palestineze dhe ne kërkojmë mbështetje të gjerë popullore në këtë fazë. Burgjet e regjimit sionist që nga disa muaj më parë dhe pas operacioneve të tunelit të lirisë në burgun "Xhelbu'e", janë shndërruar në një arenë të përballjes së pakufizuar, përballje kjo e cila nuk përfundon me përpjekjet e autoriteteve të burgjeve sioniste për vendosjen e kufizimeve të ashpra dhe në fund do të rezultojë me fitore".
Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "Intifada e burgjeve nuk do të ndalet deri në realizimin dhe plotësimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist".