Mohammad bin Salman: Është më mirë të zgjidhen mosmarrëveshjet me Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123376-mohammad_bin_salman_Është_më_mirë_të_zgjidhen_mosmarrëveshjet_me_teheranin
Duke theksuar se Irani dhe Arabia Saudite do të mbeten përgjithmonë fqinjë, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha: "Është më mirë të zgjidhen mosmarrëveshjet me Teheranin".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Mohammad bin Salman: Është më mirë të zgjidhen mosmarrëveshjet me Teheranin

Duke theksuar se Irani dhe Arabia Saudite do të mbeten përgjithmonë fqinjë, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha: "Është më mirë të zgjidhen mosmarrëveshjet me Teheranin".

“Irani është fqinji ynë dhe do të mbetet fqinj përgjithmonë, as ne nuk mund të shpëtojmë nga Irani, as Irani nuk mund të na shpëtojë”, citohet të ketë thënë princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman raporton ISNA. Ai theksoi: "Është më mirë të zgjidhen mosmarrëveshjet me Iranin dhe ne duhet të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar." Më tej, Mohammad bin Salman vuri në dukje se Arabia Saudite ka zhvilluar bisedime me Iranin në katër muajt e fundit. Më herët ministri i Jashtëm iranian Amir Abdullahian duke folur për marrëdhëniet me Arabinë Saudite tha: “Ne mirëpresim rikthimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në normalitet”.