Çlirimi i zonës strategjike Al-Hathira nga forcat jemenase
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123396-Çlirimi_i_zonës_strategjike_al_hathira_nga_forcat_jemenase
Forcat e ushtrisë jemenase dhe komitetet popullore çliruan zonën strategjike Al-Hathira në qytetin Harz në provincën Hajjah nga pushtimi i mercenarëve të koalicionit pushtues saudit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2022 04:56 Europe/Tirane
  • Çlirimi i zonës strategjike Al-Hathira nga forcat jemenase

Forcat e ushtrisë jemenase dhe komitetet popullore çliruan zonën strategjike Al-Hathira në qytetin Harz në provincën Hajjah nga pushtimi i mercenarëve të koalicionit pushtues saudit.

Qyteti i Harzit është një nga rajonet më të rëndësishme të Jemenit sepse ka një kalim jetik dhe të rëndësishëm që e lidh atë me Arabinë Saudite. Rrjeti jemenas Al-Masira raportoi të enjten se forcat jemenase kishin arritur të merrnin kontrollin e zonës strategjike Al-Hathira në kufirin me Arabinë Saudite pas përleshjeve me mercenarët e koalicionit agresiv saudit. Sipas Al-Masira, forcat jemenase ishin gjithashtu në gjendje të merrnin kontrollin e një kampi në këtë zonë.  Kampi ishte streha e mercenarëve sudanezë. Koalicioni i agresionit saudit muajt e fundit ka pësuar disa disfata në fronte të ndryshme.  Ekspertët thonë se fundi i koalicionit agresiv saudit në Jemen duhet të shpallet nëse të gjitha zonat strategjike, duke përfshirë provincën Haxhah, çlirohen plotësisht. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, që nga marsi i vitit 2015 ka nisur pushtimin ushtarak të Jemenit dhe ndaj tij ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror.