128 palestinezë të plagosur nga militantët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123442-128_palestinezë_të_plagosur_nga_militantët_sionistë
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se 128 palestinezë u plagosën nga militantët sionistë në Nablusin jugor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 05, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • 128 palestinezë të plagosur nga militantët sionistë

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se 128 palestinezë u plagosën nga militantët sionistë në Nablusin jugor.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në një raport tha se 128 persona u plagosën ose u mbytën me gaz lotsjellës në një sulm nga pushtuesit sionist të premten në Nablus. Përleshjet kanë ndodhur në qytetet Beit Dejan dhe Bita. Forcat e regjimit sionist gjithashtu plagosën 36 palestinezë të hënën e kaluar në një sulm ndaj palestinezëve të pambrojtur në lagjen Sheikh Jarrah të Kodsit të pushtuar. Përplasjet ndodhën pak ditë pas martirizimit të një 18-vjeçari palestinez të quajtur “Shadi Najm” në kampin e Jeninit, i cili ra dëshmor në spitalin Ibn Sina në këtë zonë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët sionistë.