Forcat jemenase shënojnë avancime të reja në kufijtë sauditë
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në avancimet e tyre më të fundit në luftën kundër sauditëve, kanë marrë nën kontroll një rajon në kufij me Arabinë Saudite.
Burimet informative të Jemenit kanë shkruar se forcat e qeverisë së Sanaas sot kanë kryer një sulm ushtarak të gjerë kundër pozicioneve të ushtrisë së Arabisë Saudite në Nexhran dhe kanë arritur të marrin nën kontroll rajonin Al-Hathira në Xhizan. Gjatë këtyre operacioneve, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forca ushtarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
Në vazhdim të këtij raporti thuhet: "Forcat e qeverisë së Sanaas kanë kryer edhe një sulm tjetër kundër pozicioneve të ushtrisë saudite në rajonin Al-Movsam në provincën Al-Tavala në jugperëndim të Arabisë Saudite".
Nga ana tjetër, avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite të shtunën në mbrëmje kanë kryer sulme ajrore të gjera kundër disa provincave të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa rajone në rrethet Harad dhe Hiran në provincën Haxhe dhe kanë kryer tetë sulme ajrore kundër rajoneve kufitare Al-Axhashir dhe Al-Buk'a. Provinca Marib dhe provinca Al-Hudejda gjithashtu kanë qenë objektiva të bombardimeve dhe sulmeve agresore të Arabisë Saudite kundër Jemenit.