Populli i Jemenit proteston kundër krimeve të regjimit Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123574-populli_i_jemenit_proteston_kundër_krimeve_të_regjimit_al_saud
Protestuesit jemenas kanë kritikuar ashpër heshtjen e OKB përball krimeve të regjimit Al Saud.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 07, 2022 12:59 Europe/Tirane
  • Populli i Jemenit proteston kundër krimeve të regjimit Al Saud

Protestuesit jemenas kanë kritikuar ashpër heshtjen e OKB përball krimeve të regjimit Al Saud.

Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë ditëve të fundit kanë mbyllur portin Al-Hudejda nëpërmjet të cilit sigurohen 70% e nevojave medicinale dhe ushqimore të popullit të Jemenit, veprim ky i cili edhe gjatë viteve të kaluara është përsëritur dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për miliona qytetarë të Jemenit.

Kanali televiziv AL Mejadin njoftoi se populli i Jemenit sot (të hënën) ka organizuar protesta të gjera në provincën Sa'de dhe me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkësia Ndërkombëtare po ndjek vetëm heshtjen ndaj krimeve kundër popullit të Jemenit dhe mbylljen e portit Al-Hudejdah".

Pjesëmarrësit në këto protesta kombëtare të Jemenit kanë protestuar kundër agresionit ushtarake të Arabisë Saudite dhe bllokadës së vendosur ndaj popullit jemenas, ndërsa kanë theksuar thyerjen e heshtjes së OKB dhe ndaljen e këtij agresioni ushtarak dhe krimeve çnjerëzore ndaj Jemenit.