Forcat sioniste hapin zjarr ndaj dy shkollave të vajzave palestineze
Kolonët sionist kanë hapur zjarr ndaj dy shkollave të vajzave palestineze në qytezën Taghu'a në lindje të qytetit Bejt Lahm.
Kolonët militantë sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist shumë herë po sulmojnë popullin e pambrojtur të Palestinës.
Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Basam Xhabr, drejtori departamentit të arsimit në qytetin Bejt Lahm, deklaroi: "Dy kolonë sionistë kanë hapur zjarr ndaj dy shkollave të vajzave "Al-Khansa'e" dhe Al-Xharmuk" në kohën kur nxënëset ishin në klasën e mësimit. Ky sulm i armatosur i kolonëve sionist ka shkaktuar frikë dhe tmerr në mesin e nxënëseve palestineze. Si pasojë e këtij sulmi të armatosur të militantëve sionistë, përgjegjësit e këtyre dy shkollave kanë marrë vendim për evakuimin e nxënëseve".
Në nëntor të vitit 2021, gjithashtu militantët sionistë kanë sulmuar me armë zjarri një shkollë palestineze në Kodsin e shenjtë.