Dy ushtarë irakianë vriten në sulmin e terroristëve të ISIS
(last modified Sun, 13 Mar 2022 15:23:15 GMT )
Mars 13, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Dy ushtarë irakianë vriten në sulmin e terroristëve të ISIS

Burimet irakiane kanë deklaruar se në sulmin e grupit terrorist ISIS në një rajon në provincën veriore Ninva, janë vrarë dy ushtarë irakiane.

Agjencia e lajmeve Bagdad Al-Jeum njoftoi se një burim i sigurisë së Irakut sot (të dielën) ka deklaruar se në sulmin e terroristëve të ISIS kundër një postblloku të sigurisë së ushtrisë së Irakut në fshatin Kord'har në rrethin Makhmur në juglindje të Mosulit, janë vrarë dy ushtarë irakianë.

Qyteti Mosul qendra provinciale dhe rajone të gjera të provincës Ninva në vitin 2014, ishte pushtuar nga grupi terrorist ISIS dhe në vitin 2017 pas tre vite e gjysmë u çlirua me thyerjen e grupit terrorist ISIS.