Forcat ushtarake sioniste vrasin dy palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123970-forcat_ushtarake_sioniste_vrasin_dy_palestinezë
Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar për martirizimin e dy të rinjve palestinezë nga sulmet e forcave ushtarake të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2022 14:14 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste vrasin dy palestinezë

Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar për martirizimin e dy të rinjve palestinezë nga sulmet e forcave ushtarake të regjimit sionist.

Vlen të theksohet se forcat ushtarake sioniste për realizimin e qëllimeve të politikave të tyre pushtuese për çdo dit po sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe me pretekste të pavërteta po arrestojnë, plagosin e vrasin qytetarët palestinezë.

Agjencia e lajmeve Arab 48 njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të martën) në mëngjes kanë sulmuar kampin Balate në lindje të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe gjatë përleshjeve me palestinezët, kanë vrarë një të ri palestinez me emrin Nadir Hejtham Rijan.

Një palestinez tjetër është vrarë gjithashtu nga sulmi i forcave ushtarake të regjimit sionist në rajonin Rahat në territoret e pushtuara të vitit 1948 të Palestinës.

Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar disa palestinezë në mesin e tyre edhe disa ish-të burgosur palestinezë.