Sulmohet një autokolonë ushtarake amerikane në Irak
Mediat irakiane kanë njoftuar se është sulmuar një autokolonë ushtarake e Amerikës në jug të Irakut.
Pas miratimit të planit të Parlamentit të Irakut për dëbimin e forcave ushtarake amerikane nga territori i Irakut dhe vonesës së krijuar në këtë çështje, autokolonat ushtarake amerikane po sulmohen gjithnjë e më shumë në rajone të ndryshme të Irakut.
Kanali informativ në Telegarm “Sabirin News” njoftoi se të martën (sot) një autokolonë ushtarake e Amerikës është sulmuar me një operacion special në afërsi të korridorit Xherishan në provincën Basra në jug të Irakut.
Kjo autokolonë ushtarake amerikane është sulmuar me shpërthimin e gjashtë bombave të vendosura skaj rruge të cilat kanë shkatërruar në masë të madhe këtë autokolonë ushtarake në rrugën e korridorit kufitar në jug të Irakut.
Ky sulm është kryer në kohën kur burimet irakiane kanë njoftuar se të dielën e javës së kaluar, janë sulmuar dy autokolona ushtarake të Amerikës në provincën Divanije të Irakut.