Shpallen emrat e kandidatëve për president të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124020-shpallen_emrat_e_kandidatëve_për_president_të_irakut
Sekretari e Parlamentit të Irakut ka publikuar emrat e 40 kandidatëve të kualifikuar për marrjen e postit të presidentit të shtetit të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 16, 2022 15:04 Europe/Tirane
  • Shpallen emrat e kandidatëve për president të Irakut

Sekretari e Parlamentit të Irakut ka publikuar emrat e 40 kandidatëve të kualifikuar për marrjen e postit të presidentit të shtetit të Irakut.

Parlamenti i Irakut në muajin shkurt 2022, pas refuzimit të kandidaturës së Hushjar Zibari për marrjen e postit të presidentit të shtetit të Irakut, përsëri ka organizuar regjistrimin e kandidatëve të rinj, veprim ky që u përball me protesta dhe ankesa të disa subjekteve politike dhe pikërisht për këtë arsye, ka organizuar një proces të ri të votimit me pjesëmarrjen e 203 deputetëve për miratimin e procedurës së regjistrimit të kandidatëve për president të shtetit të Irakut. Në fund, deputetët e Parlamentit të Irakut të shtunën e javës së kaluar votuan për regjistrimin përsëri të kandidatëve për president të shtetit.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se sekretari i Parlamentit të Irakut sot (të mërkurën) ka publikuar emrat e 45 kandidatëve për presidentin e shtetit të Irakut që nga mesi i tyre vetëm pesë kandidat nuk arritën të kualifikohen.

 Sekretaria e Parlamentit të Irakut me anë të një deklarate, ka thënë: "Nga mesi i kandidatëve të regjistruar, 40 kandidatë plotësojnë kushtet e nevojshme për paraqitjen e kandidaturës për postin e presidentit të shtetit në bazë të Kushtetutës së këtij vendi".

Barham Saleh, presidenti aktual i Irakut dhe Rejbar Ahmed Barzani, ministri për çështje të brendshme të rajonit të Kurdistanit të Irakut, janë kandidatët kryesor të partive "Unioni Atdhetar" dhe "Partia Demokratike e Kurdve" të cilët konsiderohen edhe kandidatë kryesor për të fituar zgjedhjet për postin e presidentit të shtetit irakian.