Talebanët: Nevruzi nuk është më festë zyrtare në Afganistan
(last modified Tue, 22 Mar 2022 08:58:25 GMT )
Mars 22, 2022 09:58 Europe/Tirane
  • Talebanët: Nevruzi nuk është më festë zyrtare në Afganistan

Qeveria talebane në Afganistan ka anuluar festën e Nevruzit në vend.

Në vitet e mëparshme, Nevruzi ishte një festë zyrtare dhe kombëtare dyditore në Afganistan, por këtë vit talebanët kanë thënë; Nuk ka asnjë program zyrtar për Nevruzin dhe nuk ka asnjë lajm për festat e Nevruzit. Ndërsa ka një entuziazëm relativ në mesin e qytetarëve afganë për festimet e Nevruzit, zyrtarët talebanë kanë njoftuar se qeveria nuk do të mbajë festimet e Nevruzit duke anuluar pushimin në ditën e parë të vitit diellor. Me ardhjen e Nevruzit 1401, talebanët kanë njoftuar se megjithëse qeveria nuk do të mbajë festimet e Nevruzit, ajo nuk do t'i ndalojë qytetarët afganë që të festojnë këtë ditë. Abdul Ahad Emad, një zëdhënës i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës talebane, tha se festa e Nevruzit nuk ishte në përputhje me ligjin islamik. Nevruzi është një festë e lashtë me rrënjë iraniane që festohet në shumë vende me fillimin e vitit të ri diellor. Më 23 shkurt 2010, në një rezolutë të propozuar nga Republika Islamike e Iranit dhe një numër vendesh të tjera, Kombet e Bashkuara 21 marsin e caktuan si "Dita Botërore e Nevruzit".

Tags