Objekti i kompanisë Aramco u dogj pothuajse plotësisht
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124428-objekti_i_kompanisë_aramco_u_dogj_pothuajse_plotësisht
Një burim mediatik raportoi djegien e plotë të objekteve të Kompanisë Kombëtare të Naftës Saudite (Aramco) në Jeddah.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2022 02:50 Europe/Tirane
  • Objekti i kompanisë Aramco u dogj pothuajse plotësisht

Një burim mediatik raportoi djegien e plotë të objekteve të Kompanisë Kombëtare të Naftës Saudite (Aramco) në Jeddah.

Ushtria dhe komitetet popullore jemenase të premten në mbrëmje shënjestruan objektin Aramco në Jeddah të Arabisë Saudite, në përgjigje të krimeve të koalicionit agresiv saudit.  Burime të informuara i thanë Al-Mayadin se kishte raporte të paprecedentë për djegien e plotë të objektit Aramco në Jeddah. Burime të informuara raportuan gjithashtu se termocentrali saudit u ndërpre dhe u mbyll për shkak të operacioneve të ushtrisë jemenase dhe komiteteve popullore. Ushtria dhe komitetet popullore jemenase kanë deklaruar se sulmet ndaj Arabisë Saudite do të vazhdojnë derisa rrethimi i Jemenit të hiqet.  Lufta e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen deri më tani ka vrarë dhe plagosur qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë njerëz, si dhe ka shkatërruar më shumë se 85% të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.