Në operacionet rezistente të palestinezëve plagosen 4 sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124726-në_operacionet_rezistente_të_palestinezëve_plagosen_4_sionistë
Burimet informative kanë njoftuar për plagosjen e 4 kolonëve sionistë në operacionet rezistente të palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2022 17:19 Europe/Tirane
  • Në operacionet rezistente të palestinezëve plagosen 4 sionistë

Burimet informative kanë njoftuar për plagosjen e 4 kolonëve sionistë në operacionet rezistente të palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Faqja informative arabe "Malkur Rishun" ditën e enjte ka raportuar se në operacionet e sulmit me armë të ftohtë të kryer nga një palestinez në afërsi të Gush Atesun në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan janë plagosur 4 kolonë sionistë.

Burimet izraelite kanë thënë se autori i këtij veprimi të rezistencës është martirizuar në afërsi të Gush Atesun  pasi u qëllua me plumb nga forcat sioniste.

Sot në mëngjes gjithashtu janë martirizuar tre palestinezë nga forcat ushtarake të regjimit sionist në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës ndërsa janë plagosur edhe 7 persona të tjerë.