Vendosja e një armëpushimi 2-mujore në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124848-vendosja_e_një_armëpushimi_2_mujore_në_jemen
Hans Grundberg, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Jemenin, ka shpallur një armëpushim dy-mujor në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2022 14:26 Europe/Tirane
  • Vendosja e një armëpushimi 2-mujore në Jemen

Hans Grundberg, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Jemenin, ka shpallur një armëpushim dy-mujor në Jemen.

Qeveria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit dhe koalicioni agresor saudit i janë përgjigjur pozitivisht propozimit të OKB-së për të vendosur një armëpushim dy-mujor, i cili do të hyjë në fuqi në orën 19:00 të së shtunës, më 2 prill, tha Grandberg. I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin tha se qëllimi i armëpushimit ishte t'i jepte popullit jemenas një shans për t'i shpëtuar dhunës, vuajtjes dhe më e rëndësishmja, për të shpresuar për një fund të luftës në vend. Sipas Grandberg, të dy palët ranë dakord për mbërritjen e anijeve me karburant në portin e Al-Hudaidah në Jemenin perëndimor, si dhe për fluturimet komerciale për dhe nga aeroporti i Sanaa në destinacione specifike në rajon. Lidhur me këtë, kreu i ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Mohammad Abdul Salam, përshëndeti shpalljen e armëpushimit humanitar dy mujor nga Përfaqësuesi Special i OKB-së dhe tha: Armëpushimi përfshin ndalimin e operacioneve ushtarake, hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Sanaa për disa fluturime dhe hapjen e portit të al-Hudaidah për anijet që transportojnë naftë.