Falimentimi i vendit dhe Bankës Qendrore të Libanit
(last modified Mon, 04 Apr 2022 18:20:55 GMT )
Prill 04, 2022 20:20 Europe/Tirane
  • Falimentimi i vendit dhe Bankës Qendrore të Libanit

Zëvendëskryeministri libanez njoftoi falimentimin e vendit dhe Bankës Qendrore të Libanit.

Libani ka një vit që po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe politike. Mungesa e karburantit dhe rritja e çmimeve të dollarit, veçanërisht pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut vitin e kaluar, i përkeqësuan këto probleme. Sipas rrjetit Al-Jadeed; Zëvendëskryeministri libanez Saada al-Shami njoftoi falimentimin, duke thënë: Humbjet do të ndahen mes qeverisë, Bankës Qendrore të Libanit, bankave dhe depozituesve dhe ky është një fakt, prandaj qeveria nuk mund t'i lërë të lirë njerëzit të tërheqin depozitat e tyre. Al-Shami theksoi se Ministria libaneze e Financave ka hartuar një program gjithëpërfshirës për të shlyer detyrimet e prapambetura. Por kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të kishte qenë më e lehtë nëse do të kishte një përcaktim politik. "Eli Yeshoui", një ekspert ekonomik dhe financiar libanez thotë se përmirësim i vërtetë situatës në vend do të ishte një rrugëdalje nga falimentimi  dhe kjo mund të arrihet duke identifikuar ata që janë përgjegjës për hendekun financiar dhe jo duke vendosur një buxhet të bazuar në taksa. Ai shtoi se duhet të kërkojmë kapitalin e humbur dhe të grabitur të vendit dhe të zgjedhim një guvernator për bankën qendrore që nuk është i varur nga të huajt. Ekonomistët besojnë se kriza ekonomike e Libanit është rezultat i veprimeve politike që filluan 30 vjet më parë. Sipas tyre, mercenarët depërtuan në të gjitha pjesët e qeverisë libaneze, nga Banka e Libanit e deri tek gjyqësori dhe ushtria dhe e sollën Libanin në këtë situatë. Sanksionet e SHBA-së kundër Libanit e kanë ndaluar gjithashtu tregtinë me vende të tjera që nga viti 2000. Në një situatë të tillë, ekspertët financiarë dhe ekonomikë paralajmërojnë planet e reja të SHBA-së për të nxitur trazirat në Liban.