Sionistët sulmojnë palestinezët në Bab al-Amoud
Sionistët, të cilët që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit kanë dërguar më shumë trupa në Kodsin e pushtuar, të hënën sulmuan palestinezët në zonën Bab al-Amoud të Kodsit.
Sipas IRNA, militantët sionistë sulmuan të rinjtë palestinezë në Bab al-Amoud, arrestuan disa dhe plagosën të tjerë. Militantët sionistë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba akustike për të shpërndarë palestinezët në Bab al-Amoud. Militantët sionistë gjithashtu arrestuan dy të rinj palestinezë në Kodsin e pushtuar. Vetëm të dielën, nëntëmbëdhjetë palestinezë u plagosën dhe 10 u arrestuan gjatë përleshjeve në zonën Bab al-Amoud. Forcat e policisë sioniste po ndalojnë të rinjtë palestinezë në zonën Bab al-Amoud dhe i pengojnë ata që të mbajnë ceremonitë e muajit të shenjtë të Ramazanit. Forcat e regjimit pushtues sulmuan gjithashtu qytetin Al-Khidr, në jug të Betlehemit dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë, duke hedhur gaz lotsjellës dhe bomba akustike ndaj tyre. Mediat sioniste kishin raportuar më parë se zyrtarët ushtarakë të regjimit kishin dërguar 200 trupa të forcave speciale në Kodsin e pushtuar nga frika e operacioneve të rezistencës palestineze. Operacioni i së martës së kaluar nga një i ri palestinez në Tel Aviv, i cili vrau pesë persona, tregoi vrimat dhe dobësitë e sigurisë së regjimit pushtues.