Fundi i Abdarabuh Mansour Hadit
(last modified Tue, 05 Apr 2022 18:25:03 GMT )
Prill 05, 2022 20:25 Europe/Tirane
  • Fundi i Abdarabuh Mansour Hadit

Faktet tregojnë se Arabia Saudite tërhoqi mbështetjen e saj për presidentin e rrëzuar jemenas Abdarabuh Mansour Hadi dhe e largoi atë nga skena politike jemenase.

Nga viti 1994 deri në vitin 2012, Abdarabuh Mansour Hadi ishte ish-zëvendëspresidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, për 18 vjet.  Në vitin 2012, Mansour Hadi zëvendësoi Ali Abdullah Saleh si President të Jemenit në një zgjedhje simbolike dhe pa rivalë. Mansour Hadi duhej të ishte presidenti i përkohshëm i Jemenit për dy vjet, por në vitin 2014 presidenca e tij iu zgjat ilegalisht për një vit dhe në vitin 2015, kur i mbaroi mandati, ai dha dorëheqjen. Ai iku në Arabinë Saudite pas mosmarrëveshjes me Ansarullahun jemenas dhe i kërkoi Riadit për ta ndihmuar atë të kthehet në Sanaa dhe të marrë pushtetin në Jemen. Edhe pse Al-Saud nuk priti lejen e Mansour Hadit për të sulmuar Jemenin, presidenti i dorëhequr jemenas jo vetëm që përgatiti terrenin për sulmin, por gjithahtu mbështeti luftën 7-vjeçare kundër Jemenit duke qëndruar në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.  Me këtë qasje, Mansour Hadi shpresonte të kthehej në krye të pushtetit në Jemen dhe të formonte një qeveri të re në vend. Nga fundi i vitit të shtatë të luftës, megjithatë, ka prova se Mansour Hadi është bërë një kartë e djegur për Arabinë Saudite pasi Al-Saud praktikisht nuk ka plane për të rikthyer Mansour Hadin në pushtet.  Bisedimet e Riadit për Jemenin filluan të mërkurën e kaluar me iniciativën e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, por nuk morën pjesë kreu i qeverisë së dorëhequr, Abdarabuh Mansour Hadi, si dhe zëvendësi i tij Moin Abdul Malik. Mediat jemenase raportuan se mungesa e Mansour Hadit në takimin e Riadit tregon se Al-Saud ka vendosur të largojë Abdarabuh Mansour Hadin, i cili jeton prej kohësh në Arabinë Saudite. Ndërkohë, Mansour Hadi thuhet se i është ndaluar nga çdo takim politik, bisedë mediatike apo kontakte me zyrtarë të vendeve të tjera. "Disa burime raportuan se ambasadori saudit në Jemen ka ndaluar çdo vizitë politike ose paraqitje të Mansour Hadi në media," shkroi blogeri Mujtahid, në llogarinë e tij në Tëitter. Sipas këtyre burimeve, mund të thuhet se loja ka përfunduar dhe Mansour Hadi praktikisht është eliminuar.» Një tjetër pikë është se Arabia Saudite e trajton Mansour Hadin në një situatë ku Eid al-Zubaidi, kreu i Këshillit Kalimtar të Jemenit Jugor, duket se është trajtuar më me respekt nga Riadi. Al-Zubaidi mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndaj, duket se Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat që në fillim kanë pasur një mosmarrëveshje me Mansour Hadin, kanë arritur t'i imponojnë mendimin e saj Arabisë Saudite për të larguar Mansour Hadin. Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht lajmi për largimin e Mansour Hadi nga struktura e pushtetit jemenas, trajtimi i Al-Saud ndaj tij gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht në vitin e shtatë të luftës, tregon se në botën e sotme, mbështetja e një vendi për një person nuk të çon në pushtet. Në të njëjtën kohë, mbështetja e luftës kundër vendit të vet, jo vetëm që nuk do të çojë në marrjen e pushtetit, por në praktikë, ai person do të bëhet tradhtar i vendit dhe kombit të tij.

 

 


 

Tags