Kolonët sionistë sulmojnë xhaminë Al-Aksa
Prill 06, 2022 16:56 Europe/Tirane
Kolonët sionistë pas një sulmi masiv në xhaminë Al-Aksa, kryen akte provokuese në këtë vend të shenjtë.
Rreth 83 kolonë sionistë të mërkurën me mbështetjen e forcave të regjimit sionist, sulmuan Xhaminë Al-Aksa. Ndërkohë sionistët ekstremistë të udhëhequr nga ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu protestuan kundër përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe rritjes të operacioneve të fundit anti-sioniste. Pas rritjes së operacioneve anti-sioniste në Palestinë, kolonët sionistë kanë filluar të mbajnë armë dhe sipas një zyrtari të lartë të Ministrisë së Sigurisë sioniste, numri i kërkesave për armë në Palestinën e pushtuar është rritur ndjeshëm.
Tags