Fundi i jetës politike të Mansour Hadit në Jemen
(last modified Thu, 07 Apr 2022 07:15:46 GMT )
Prill 07, 2022 09:15 Europe/Tirane
  • Fundi i jetës politike të Mansour Hadit në Jemen

Sauditët kanë njoftuar formimin e Këshillit Udhëheqës Presidencial, duke shpallur kështu fundin e jetës politike të presidentit të rrëzuar dhe të arratisur të Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi.

Sipas Al-Jazeera TV; Presidenti i rrëzur i Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi, i transferoi kompetencat e tij tek zëvendësit e vet duke njoftuar kështu formimin e Këshillit Udhëheqës Presidencial të Jemenit në Arabinë Saudite. Agjencia e Lajmeve të Jemenit gjithashtu njoftoi:  Mansour Hadi rrëzoi zëvendësin e tij, Ali Mohsen al-Ahmar dhe i transferoi të gjitha kompetencat e tij tek Këshilli Udhëheqës Presidencial. Këshilli Udhëheqës Presidencial do të jetë përgjegjës për administrimin politik, ushtarak dhe të sigurisë të vendit. Këshilli do të jetë përgjegjës për negocimin e një armëpushimi me lëvizjen Houthi. Rashad Mohammad Al-Alimi do të kryesojë Këshillin Udhëheqës Presidencial. Këshilli Udhëheqës Presidencial  gjithashtu është përgjegjës për negocimin e armëpushimit me lëvizjen Ansarullah. Më herët mediat jemenase raportuan se Arabia Saudite kishte vendosur të largojë presidentin e arratisur jemenas, i cili jeton prej kohësh në Riad, pasi Mansour Hadi mungonte në konsultimet e Riadit që bëheshin me ftesë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Sipas raportit, largimi i presidentit të rrëzuar jemenas Abd Rabbo Mansour Hadi nga konsultimet e Riadit pasqyron politikën e koalicionit për ta rrëzuar atë. Përveç Mansour Hadit, Mohsen al-Ahmar (nënpresident) dhe kabineti i zëvendëskryeministrit Abdul Malik Hadi gjithashtu munguan në konsultimet me grupet jemenase në Riad. Më herët, Mujtahid, aktivist dhe komentues i njohur politik saudit, shkruar në llogarinë e tij në Tëitter kishte se disa burime kanë raportuar se ambasadori saudit në Jemen ka ndaluar çdo takim politik apo paraqitje të Mansour Hadit në media.  Ndërkohë, Mohammad Ali al-Houthi, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, në faqen e tij zyrtare në Twitter shkroi: "Abd Rabbo Mansour Hadi ka skaduar dhe nuk ka autoritet për t'ia deleguar postin një tjetri".  Më 26 mars 2015, Arabia Saudite nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Jemenit, vendit më të varfër arab, në formën e një koalicioni të disa vendeve arabe me dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen e regjimit sionist. Ndryshe nga pritshmëritë e sauditëve, se sulmet e tyre do të godisnin fortesën e rezistencës së popullit jemenas, tani pas shtatë vitesh jemi dëshmitarë  të sulmeve direkte të Jemenit në brendësi të territorit saudit, veçanërisht në objektin e Aramco-s, gjë e cila e detyroi Riadin të pranonte një armëpushim me shpresën për të dalë nga moçali i luftës së Jemenit.

 


 

Tags