20 palestinezë të plagosur në sulmin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125284-20_palestinezë_të_plagosur_në_sulmin_sionist
Sulmi sionist ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor la të plagosur 20 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2022 03:49 Europe/Tirane
  • 20 palestinezë të plagosur në sulmin sionist

Sulmi sionist ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor la të plagosur 20 persona.

Militantët sionistë sulmuan palestinezët që jetonin në fshatin Kafermalek në veriperëndim të Roudardan, të cilët po protestonin kundër pushtimit të tokave dhe ndërtimit të vendbanimeve sioniste. Militantët sionistë hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë, duke plagosur të paktën 20 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë. Demonstrata të ngjashme u zhvilluan në zonën Kafer Kudum në lindje të Kalkiluje dhe në qytetin Beit Dejan, në lindje të Nablusit, kur militantët sionistë sulmuan palestinezët. Organet ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë quajtur vazhdimisht ndërtimin e kolonive nga regjimi sionist në territoret e pushtuara palestineze si të paligjshme dhe kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund kësaj rrjedhe.