Bankat sioniste sulmohen nga hakerat, përdoruesit humbin qasjen në to
Bazat e të dhënave elektronike dhe disa nga aplikacionet e bankave më të rëndësishme të regjimit izraelit u hoqën nga qasja e përdoruesve si pasojë një sulmi kibernetik.
Mediat izraelite kanë njoftuar se Uebsajtet e bankave Masad, International, Otzarhashial dhe disa bankave të tjera janë hequr nga qasja e përdoruesve.
Sipas këtyre burimeve informative, që nga mbrëmja e së shtunës është ndërprerë aksesi i përdoruesve në aplikacionet dhe faqet e internetit të këtyre bankave.
Javët e fundit, faqet e internetit të bankave izraelite janë sulmuar disa herë. Më 14 mars, dhjetëra përdorues dhe klientë të bankave izraelite u ankuan se iu mohua aksesi në faqet e tyre bankare dhe marrja e shërbimeve elektronike.