4 anëtarë të ISIS-it janë arrestuar në Mosul
(last modified Mon, 11 Apr 2022 18:23:57 GMT )
Prill 11, 2022 20:23 Europe/Tirane
  • 4 anëtarë të ISIS-it janë arrestuar në Mosul

Forcat e ushtrisë irakiane arrestuan katër elementë takfiristë të ISIS-it gjatë një operacioni në Mosul.

Në pjesë të ndryshme të vendit vazhdon aksioni antiterrorist i forcave të ushtrisë irakiane të cilat kanë nisur një fazë të re të operacioneve të tyre ushtarake kundër mbetjeve të terroristëve të ISIS-it. Sipas një raporti nga Bagdad Today, forcat e ushtrisë irakiane arrestuan katër elementë takfiristë të ISIS-it gjatë një operacioni në Mosul, qendra e provincës veriperëndimore Ninaëa. Kohët e fundit, Talib al-Musaëi, një nga komandantët e mobilizimit popullor në provincën Diyala, njoftoi fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë nga ky grup i rezistencës në disa pjesë të provincës në fjalë. Iraku pas tre vjet luftimesh shpalli fitoren ndaj ISIS në vitin 2017, por elementë të grupit terrorist janë ende aktivë në disa zona të provincave Diyala, Kirkuk, Ninaëa, Salah al-Din, Al-Anbar dhe Bagdad.