Vazhdojnë trazirat në Bregun Perëndimor / 35 palestinezë të plagosur
Tridhjetë e pesë palestinezë u plagosën në përleshjet dhe trazirat e së enjtes në Bregun Perëndimor.
Dhjetëra të rinj palestinezë u përleshën me militantët sionistë në qytetin Bita, në jug të qytetit veriperëndimor të Nablusit, ku u plagosën 35 palestinezë, njofton faqja e lajmeve Palestine Today. Në fshatin Nabi Saleh, në veriperëndim të Ramallahit, militantët sionistë me plumba metalikë dhe gaz lotsjellës gjithashtu sulmuan të rinj palestinezë, duke plagosur një numër prej tyre. Sionistët që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Kodsin e pushtuar. Që nga fillimi i prillit, 17 palestinezë janë qëlluar për vdekje nga militantët sionistë në Bregun Perëndimor, raportojnë burimet e lajmeve. Qendra për Studimin e të Burgosurve Palestinezë njoftoi të mërkurën se regjimi sionist që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit ka intensifikuar ndalimin e palestinezëve në territoret e pushtuara. Më herët, grupet palestineze paralajmëruan për pasojat e rrezikshme të sulmeve të vazhdueshme sioniste ndaj popullit palestinez.