Rezistenca jemenase paralajmëron për moszbatimin e kushteve të armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125718-rezistenca_jemenase_paralajmëron_për_moszbatimin_e_kushteve_të_armëpushimit
Zyrtarët Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në Sanaa kanë paralajmëruar për moszbatimin e armëpushimit në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2022 12:16 Europe/Tirane
  • Rezistenca jemenase paralajmëron për moszbatimin e kushteve të armëpushimit

Zyrtarët Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në Sanaa kanë paralajmëruar për moszbatimin e armëpushimit në Jemen.

Abdul Malik al-Axhri, një anëtar i ekipit negociator të qeverisë së Sanaa, paralajmëroi se në kohën kur armëpushimi ishte një mundësi për të vendosur trenin e paqes në hekurudhën e duhur, ndërveprimi i shteteve të koalicionit agresor saudit me armëpushimin deri më tani nuk ka qenë optimist.
Al-Axhri duke theksuar rëndësinë e armëpushimit për qeverinë e Sanaa për ta çuar përpara procesin e paqes në këtë vend, shtoi se bashkëpunimi i OKB-së me armëpushimin ka qenë më pak se sa pritej. Ai theksoi se koalicioni agresor i Arabisë Saudite nuk duhet të keqkuptojë dëshirën e Sanaa për paqe.

Ndërkohë ministri për informim i qeverisë së Sanaa, Dajf al-Shami gjithashtu theksoi se mungesa e shenjave të përmbushjes së kushteve të armëpushimit dëshmon ndërveprimin negativ të shteteve anëtare të koalicionit agresor saudit ndaj armëpushimit.

Al-Shami theksoi se kushtet në terren dhe ndërveprimi negativ i shteteve agresore me armëpushimin e shpallur si dhe se lëvizjet e fundit të SHBA-së në Detin e Kuq; japin një imazh të zi të këtij armëpushimi.

Ai duke vënë në dukje se jemenasit janë të gatshëm t'u përgjigjen atyre që shkelin detyrimet e tyre, ai tha se ekziston një nivel i lartë i vigjilencës dhe gatishmërisë së forcave jemenase në terren.