Hanije: Palestinezët nuk do t'i dorëzohen kurrë sionistëve
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në reagim të sulmeve të regjimit sionist ndaj xhamisë Al Aksa, theksoi se palestinezët nuk do t'i dorëzohen kurrë akteve mizore dhe terroriste të sionistëve.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, deklaroi se Xhamia Al Aksa është një xhami myslimane dhe hebrenjtë nuk kanë absolutisht asnjë të drejtë për të.
Hanije shtoi se është e drejtë e besimtarëve myslimanë që të hyjnë në xhaminë Al Aksa, të falen dhe të kryejnë ritualet e tjera fetare dhe se palestinezët nuk do t'i dorëzohen kurrë akteve mizore dhe terroriste të sionistëve.
Shefi i zyrës politike të Hamasit deklaroi se populli palestinez po mbron veten dhe tokën e tij dhe se është e drejta e tij e natyrshme të vazhdojë rezistencën e vet.
Duke thënë se Kodsi i shenjtë është qendra e konfliktit, Hanije vuri në dukje se rezistenca palestineze do të vazhdojë të mbrojë Kodsin në një betejë në shkallë të gjerë kundër pushtuesve sionistë.
Veprimet pushtuese të regjimit sionist kundër Kodsit të shenjtë dhe xhamisë Al Aksa po vazhdojnë në kohën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 2016 miratoi një rezolutë në të cilën mohoi dhe hodhi poshtë çdo lidhje historike, fetare ose kulturore të hebrenjve me vendet e shenjta në Kodsin e shenjtë dhe në mënyrë specifike në Xhaminë Al Aksa, duke e quajtur atë një vend të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Qyteti i Kodsit në të cilin ndodhet Xhamia Al Aksa, kibla e parë e besimtarëve myslimanë, është pjesë e pandashme e territorit të Palestinës dhe një nga tre vendet e shenjta më të rëndësishme të fesë Islame.