Avionët luftarakë sionistë sulmojnë Rripin e Gazës
Avionët sionistë sulmuan mëngjesin e sotëm qytetin perëndimor Khan Junes në Rripin jugor të Gazës dhe pjesë të tjera të rajonit.
Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, aviontë izraelitë shënjestruan bazën al-Kadisiyah që i përkiste grupeve të rezistencës palestineze në perëndim të qytetit të Khan Junes dhe pjesë të tjera të Rripit të Gazës. Batalionet e martirëve Izz al-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftuan se mbrojtja ajrore e rezistencës u përball me avionët izraelitë duke lëshuar në drejtim të tyre raketa tokë-ajër gjatë sulmit në Rripin e Gazës. Regjimi sionist njoftoi se ata u detyruan të largoheshin nga Rripi i Gazës pasi mbrojtja ajrore e rezistencës reagoi menjëherë ndaj avionëve izraelitë në qiellin e Khan Junesit dhe u përpoq t'i rrëzonte ata. Në përgjigje të sulmit të avionëve sionistë në Rripin e Gazës, Hamasi deklaroi se bombardimi i disa vendeve nga regjimi sionist ishte një përpjekje e dështuar për të penguar popullin palestinez nga mbrojtja e Kodsit dhe xhamisë Al-Aksa. Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasim shtoi: “Ky bombardim u krye për të mbuluar skandalin e regjimit okupator sionist, i cili shkel të gjitha ligjet dhe normat njerëzore duke dhunuar besimtarët në xhaminë Al-Aksa”.