Ushtria izraelite dhe kolonët sionistë sulmojnë Xhaminë Al Aksa
Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan edhe një herë Xhaminë Al Aksa, duke vënë në shënjestër besimtarët myslimanë palestinezë.
Kolonët sionistë gjatë ditëve të kaluara me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, kanë sulmuar Xhaminë Al Aksa dhe janë përleshur me besimtarët myslimanë palestinezë dhe gjatë këtyre përleshjeve deri më tani janë plagosur rreth 160 palestinezë.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press nga Kods, forcat ushtarake sioniste hynë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa të martën në mëngjes me pretekstin e festave hebraike, kanë dëbuar me dhunë besimtarët myslimanë palestinezë dhe siguruan kushtet që kolonët sionistë të hyjnë në ambientet e Xhamisë Al Aksa.
Palestinezët kanë hedhur slogane kundër regjimit sionist gjatë kohës kur kolonët sionistë lëviznin nëpër ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe theksuan rezistencën ndaj pushtuesve sionistë.
Forcat ushtarake sioniste sulmuan besimtarët palestinezë dhe arrestuan një numër prej tyre.
Ditët e fundit, forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan vazhdimisht Xhaminë Al Aksa dhe arrestuan më shumë se 400 palestinezë.
Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të dhunshme dhe mizorive të fundit të forcave sioniste në Xhaminë Al Aksa, grupet palestineze të rezistencës kanë deklaruar se rezistenca e armatosur është e vetmja mundësi që do të parandalojë regjimin sionist të vazhdojë të kryejë krime kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara dhe se ky opsion kurrë nuk do të braktiset. .