Hamasi reagon ndaj sulmeve sioniste në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125878-hamasi_reagon_ndaj_sulmeve_sioniste_në_gaza
Një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dënoi sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2022 12:21 Europe/Tirane
  • Hamasi reagon ndaj sulmeve sioniste në Gaza

Një zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dënoi sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Avionët luftarakë të regjimit sionist lëshuan gjashtë raketa drejt disa objektivave në perëndim të Khan Junes të martën në mëngjes, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Faqja informative e Palestinës shkroi se rezistenca palestineze gjatë sulmit ajror të regjimit sionist ndaj bazave të rezistencës në jug të Rripit të Gazës, ka lëshuar disa raketa kundërajrore.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Hazem Kasem, zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), të martën njoftoi se regjimi sionist kishte goditur disa zona të zbrazëta në jug të Rripit të Gazës në një përpjekje të dështuar për të parandaluar popullin palestinez të mbrojë Kodsin e shenjtë dhe Xhaminë Al Aksa.

Hazem Kasem theksoi se konfrontimi dhe rezistenca është e drejtë e natyrshme e popullit palestinez dhe se rezistenca palestineze kundër pushtuesit sionist vazhdon në të gjithë territoret palestineze, përkatësisht në Rripin e Gazës, në Kodsin e shenjtë, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në territoret e pushtuara të vitit 1948.

Zëdhënësi i Hamasit tha se sulmi me raketa në disa zona në jug të Rripit të Gazës ishte përpjekje për të mbuluar krimet e regjimit sionist, i cili ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe standardet humanitare në ditët e fundit duke sulmuar besimtarët myslimanë në Xhaminë Al Aksa.