Kampionati Aziatik i Mundjes; Alizadeh u bë kampion i Azisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125896-kampionati_aziatik_i_mundjes_alizadeh_u_bë_kampion_i_azisë
“Nasser Alizadeh” mundesi në peshën 87 kg i kombëtares iraniane të mundjes, fitoi medaljen e artë në finalen e kësaj peshe në Kampionatin Aziatik, duke mposhtur kundërshtarin nga Uzbekistani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2022 15:52 Europe/Tirane
  • Kampionati Aziatik i Mundjes; Alizadeh u bë kampion i Azisë

“Nasser Alizadeh” mundesi në peshën 87 kg i kombëtares iraniane të mundjes, fitoi medaljen e artë në finalen e kësaj peshe në Kampionatin Aziatik, duke mposhtur kundërshtarin nga Uzbekistani.

Kampionati aziatik i mundjes për të rritur po mbahet nga e marta deri të dielën, më 24 prill në Ulan Bator, kryeqyteti i Mongolisë. Sipas IRNA-së, sot në Ulan Bator të Mongolisë ka nisur gara e kampionatit aziatik të mundjes në pesë pesha. Me 2 medalje të bronzta në peshat 63 dhe 77 kg fituan edhe “Iman Mohammadi” dhe “Aref Habibaollahi”. Të mërkurën do të zhvillohen pesë peshat e dyta.