Mbyllen ambientet e Xhamisë Al Aksa për sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125916-mbyllen_ambientet_e_xhamisë_al_aksa_për_sionistët
Mediat e regjimit sionist raportuan se forcat ushtarake të regjimit sionist janë tërhequr nga Xhamia Al Aksa dhe autoritetet izraelite kanë vendosur të mbyllin Xhaminë Al Aksa për sionistët deri në fund të Ramazanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2022 07:15 Europe/Tirane
  • Mbyllen ambientet e Xhamisë Al Aksa për sionistët

Mediat e regjimit sionist raportuan se forcat ushtarake të regjimit sionist janë tërhequr nga Xhamia Al Aksa dhe autoritetet izraelite kanë vendosur të mbyllin Xhaminë Al Aksa për sionistët deri në fund të Ramazanit.

Bejtul-Mokades dhe Xhamia Al Aksa kanë qenë arenë e përleshjeve më të dhunshme gjatë disa ditëve të kaluara midis forcave ushtarake sioniste dhe besimtarëve myslimanë palestinezë dhe gjatë këtyre përleshjeve të paktën 160 palestinezë u plagosën dhe më shumë se 400 të tjerë u arrestuan nga forcat sioniste. Pavarësisht sulmeve të regjimit sionist ndaj popullit palestinez, populli palestinez po vazhdon të rezistojnë dhe palestinezët i detyruan sionistët të tërhiqen.
Sipas faqes sioniste të informimit “Aroutes Shoa”, sipas vendimit të kabinetit të regjimit sionist, hebrenjtë nuk do të mund të hyjnë më në ambientet e Xhamisë Al Aksa nga e premtja deri në fund të muajit të Ramazanit. “Vendimi për mbylljen e Xhamisë Al Aksa për sionistët është një vendim i mirë në këtë situatë dhe se qëllimi i këtij vendimi është qetësimi i situatës në Bejtul-Mokades”, tha Isavi Farixh, ministri i bashkëpunimit rajonal i regjimit sionist.
Veprimet pushtuese dhe të dhunshme të regjimit sionist në Bejtul-Mokades dhe në Xhaminë Al Aksa po kryhen në kohën kur Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 2016 miratoi një rezolutë e cila hodhi poshtë çdo lidhje historike, fetare ose kulturore të hebrenjve me vendet e shenjta në Bejtul-Mokades në mënyrë specifike refuzoi lidhjen e regjimit sionist me Xhaminë Al-Aksa, duke e quajtur atë një vend të shenjtë për besimtarët myslimanët.