Snajperët sionistë vendosen në xhaminë Al-Aksa
Snajperët sionistë janë vendosur në çatitë e xhamisë Al-Aksa duke qëlluar palestinezët.
Kodsi dhe oborret e xhamisë Al-Aksa nga e premtja (15 prill) kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve më vdekjeprurëse të një viti, midis milicive sioniste dhe besimtarëve palestinezë. Të paktën 200 palestinezë janë plagosur dhe më shumë se 450 janë arrestuar gjatë këtyre përleshjeve. Televizioni Al-Ahd njoftoi se trupat sioniste që nga mëngjesi i kësaj të premteje janë vendosur në ndërtesat e xhamisë Al-Aksa dhe me plumba plastikë kanë qëlluar mbi palestinezët brenda oborrit të Al-Aksa. Sipas këtij raporti, mijëra palestinezë i janë drejtuar xhamisë Al-Aksa përmes portës Bab al-Amoud për faljen e së premtes, por forcat pushtuese izraelite i kanë penguar palestinezët që të hyjnë në xhaminë Al-Aksa. Mbrojtësit e Xhamisë Al-Aksa kanë brohoritur parulla në mbështetje të rezistencës së Gazës dhe liderëve të saj. Xhamia Al-Aksa raporton se mëngjesin e sotëm 43 palestinezë u plagosën kur pushtuesit hapën zjarr ndaj xhamisë Al-Aksa. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Militantët sionistë gjithashtu kanë sulmuar punonjësit e ndihmës së shpejtë në xhaminë Al-Aksa, njoftoi agjencia e lajmeve Shahab. Forcat okupuese sioniste sot kanë arrestuar edhe shtatë të rinj në qytetet Al-Isavija dhe Xhabal al-Mukbar në Kods. Ditët e fundit, grupet palestineze të rezistencës kanë paralajmëruar për çdo sulm ndaj xhamisë Al-Aksa nga kolonët dhe militantët sionistë.