Sionistët sulmojnë brutalisht xhaminë Al-Aksa / plagosen 40 palestinezë të tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126020-sionistët_sulmojnë_brutalisht_xhaminë_al_aksa_plagosen_40_palestinezë_të_tjerë
Me dhjetëra persona u plagosën pasi trupat izraelite sulmuan oborret e xhamisë Al-Aksa dhe qëlluan me plumba plastikë drejt palestinezëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2022 05:12 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë brutalisht xhaminë Al-Aksa / plagosen 40 palestinezë të tjerë

Me dhjetëra persona u plagosën pasi trupat izraelite sulmuan oborret e xhamisë Al-Aksa dhe qëlluan me plumba plastikë drejt palestinezëve.

Kodsi dhe oborret e xhamisë Al-Aksa nga e premtja (15 prill) kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve më vdekjeprurëse të një viti, midis milicive sioniste dhe besimtarëve palestinezë. Të paktën 200 palestinezë janë plagosur dhe më shumë se 450 janë arrestuar gjatë këtyre përleshjeve. Sipas agjencisë së lajmeve Palestine Today, mëngjesin e kësaj të premteje forcat e regjimit sionist sulmuan brutalisht palestinezët në oborret e ndryshme të xhamisë Al-Aksa. Pas këtij sulmi brutal, shpërthyen përleshje të ashpra mes palestinezëve dhe ushtrisë sioniste. Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi se ushtria e regjimit sionist përdori plumba plastikë kundër të pranishmëve në xhaminë Al-Aksa, si pasojë e të cilëve 40 palestinezë u plagosën rëndë. Kjo është ndërsa Lëvizja e Rezistencës Islamike e Hamasit dje në një deklaratë theksoi: Sulmi i përsëritur nga kolonët okupues sionistë në xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e ushtrisë, asnjëherë nuk do të çojë në zbatimin e planit për ndarjen kohore dhe territoriale të kësaj xhamie apo ndryshimin e identitetit të saj islam. Kjo lëvizje u bën thirrje palestinezëve që të marrin pjesë në xhaminë Al-Aksa gjatë ditëve të mbetura të Ramazanit. Ajo bëri thirrje për ngritjen kundër komploteve të pushtuesit dhe gjithashtu kërkoi më shumë mbështetje nga umeti mysliman dhe arab për popullin palestinez dhe i bëri thirrje komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë për të ndaluar agresionin kundër palestinezëve dhe që të lë mënjanë politikat e dyfishta në rrugën e trajtimit të çështjes së drejtë palestineze.