Hamas: Populli palestinez beson në opsionin e rezistencës
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës tha se tubimi i popullit palestinez në Bejtul-Mokades dhe në Xhaminë Al Aksa, tregon besimin e tij në opsionin e rezistencës për të çliruar territoret dhe vendet e shenjta të Palestinës.
Faqja informative Al-Ahd të shtunën njoftoi se zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasem deklaroi se tubimi i popullit palestinez në Bejtul-Mokades dhe në Xhaminë Al Aksa, tregon besimin e tij në opsionin e rezistencës për të çliruar territoret dhe vendet e shenjta të Palestinës. Qytetarët palestinezë duke u mbledhur rreth simboleve të rezistencës dhe duke hedhur sloganet e saj dhe duke ngrehur flamujt e rezistencës, dëshmuan bindjen e tyre të thellë në opsionin e rezistencës si një mënyrë e pakontestueshme për çlirimin e territore dhe vendeve të shenjta të Palestinës.
Zëdhënësi i Hamasit theksoi se ky besim i qytetarëve palestinezë në Bejtul-Mokades dhe në Xhaminë e shenjtë Aksa te rezistenca dhe te luftëtarët e saj, shton barrën e përgjegjësisë së lëvizjes Hamas dhe të forcave të rezistencës ndaj territoreve dhe vendeve të shenjta të Palestinës dhe ne vazhdojmë përpjekjet për të përmbushur këtë premtim deri në çlirimin e popullit palestinez dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre.
Hazem Kasem shtoi: "Njësitet nëpër terren konsiderohen një nga faktorët më të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm për të sfiduar politikat pushtuese të regjimit sionist dhe agresionit të tij në Bejtul-Mokades".
Ndërkohë faqja informative Al-Ahd të shtunën njoftoi se përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Liban, Ehsan Ataja deklaroi se armiku sionist nuk i jep rëndësi askujt dhe me agresionin e tij të dhunshëm po mundohet të imponojë politikat e tij në të gjitha trojet palestineze dhe në Xhaminë e shenjtë Al Aksa.
Ehsan Ataja deklaroi se qytetarët palestinezë e meritojnë të jenë në vijën e parë të frontit kundër armikut sionist dhe kanë dëshmuar fuqinë e vet për të thyer politikat pushtuese të regjimit sionist.
Ehsan Ataja theksoi gjithashtu se armiku sionist po përdor normalizimin e marrëdhënieve me regjimet arabe për të ushtruar presion mbi popullin palestinez, por ka frikë nga operacionet ushtarake sepse ato do të rezultojnë me fitore më të mëdha për rezistencën.