Siria reagon ndaj komenteve të zyrtarëve turq për bashkëpunimin Damask-Ankara
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka reaguar ndaj deklaratave të autoriteteve të Turqisë në lidhje me bashkëpunimin mes Damaskut dhe Ankarasë.
Agjencia e lajmeve Sanaa njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me shtetin e Turqisë përkundër asaj që pretendojnë disa autoritete të Ankarasë dhe parimisht nuk mund të bashkëpunohet me shtetin e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, në kohën kur shteti turk mbështet terrorizmin, trajnon terroristët dhe i dërgon ata në rajon dhe në botë.
Një burim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sirisë tha: "Njëkohësisht me sulmet e forcave ushtarake turke kundër popullatës sirianë në veri të Sirisë, regjimi turk po përpiqet të përhapë lajme të rreme dhe këtë herë pretendon se ekzistojnë kontakte të niveleve të ndryshme midis qeverisë siriane dhe autoriteteve turke nganjëherë në nivelin e sigurisë dhe nganjëherë në nivelin politik. Gënjeshtra më e fundit në këtë drejtim është gënjeshtra që tha ministri i jashtëm turk për mundësinë e bashkëpunimit me Sirinë në luftën kundër terrorizmit dhe nëse kjo tregon diçka, tregon qartë se qëndrimi i qeverisë turke nuk është real".
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë theksoi se Siria përgënjeshtron të gjitha deklaratat dhe lajmet e tilla të Turqisë dhe i quan atë një lloj mashtrimi politik.
Ky burim nga Ministria e Jashtme e Sirisë sqaroi se Damasku do të deklarojë në mënyrë të qartë çdo bashkëpunim me çdo palë, nëse ekziston, ndërsa theksoi: "Damasku në luftën kundër terrorizmit, nuk mund të bashkëpunojë me një shtet i cili mbështet terrorizmin, trajnon terroristët dhe përhap terrorizmin në rajon dhe në botë".