Ramadan Sharif: Do të shohim një Ditë të ndryshme të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126358-ramadan_sharif_do_të_shohim_një_ditë_të_ndryshme_të_kodsit
Shefi i selisë së Intifadës dhe Kodsit të Këshillit Koordinues për Propagandën Islamike të Iranit, duke iu referuar Ditës së ardhshme Botërore të Kodsit, tha: "Do të shohim një Ditë të ndryshme të Kodsit".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Ramadan Sharif: Do të shohim një Ditë të ndryshme të Kodsit

Shefi i selisë së Intifadës dhe Kodsit të Këshillit Koordinues për Propagandën Islamike të Iranit, duke iu referuar Ditës së ardhshme Botërore të Kodsit, tha: "Do të shohim një Ditë të ndryshme të Kodsit".

Imam Khomeini (RA), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit për të mbajtur gjallë çështjen themelore të Palestinës dhe për të shpallur solidaritetin e myslimanëve të botës me palestinezët dhe për të mobilizuar forcat për të shpëtuar Kodsin e Shenjtë nga pushtimi sionist, të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit e ka caktuar si Dita Botërore e Kodsit. Sipas IRNA,  Ramazan Sharif, kreu i selisë së Intifadës dhe Kodsit të Këshillit Koordinues të Propagandës Islamike të Iranit, tha: Dita Botërore e Kodsit e këtij viti përkon me zhvillimet e fundit dhe me fitoret në rritje të Intifadës së Al-Kods dhe luftën e popullit palestinez, të cilat janë shfaqur në të gjithë territoret e pushtuara të 1948, 1967, Bregun Perëndimor dhe Gazën, dhe 27,000 km zonë e okupimit sionist. Dita e Kodsit do të jetë premtuese në historinë e botës islame. Sharif shtoi, Dita e Kodsit nesër do të shënohet në historinë e Umetit Islam dhe në betejat e popullit palestinez. Ai tha se madhështia e rreme e ushtrisë së regjimit të rremë sionist është shembur dhe vetë sionistët e pranojnë këtë fakt. Shefi i Shtabit të Intifadës dhe Al-Kods-it, duke theksuar se iluzioni i pathyeshmërisë së ushtrisë sioniste nuk ka sjellë asgjë tjetër veçse turp për sionistët dhe mbështetësit e tyre, përsëriti se me thyerjen e magjisë së keqe të uzurpimit të Palestinës, çështja më urgjente e botës islame, Palestina, do të zgjidhet me energjinë e madhe të Umetit Islam.