Mijëra palestinezë u lutën në xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126372-mijëra_palestinezë_u_lutën_në_xhaminë_al_aksa
Mijëra palestinezë organizuan namazin e jacisë në xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga regjimi sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 29, 2022 08:23 Europe/Tirane
  • Mijëra palestinezë u lutën në xhaminë Al-Aksa

Mijëra palestinezë organizuan namazin e jacisë në xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga regjimi sionist.

Sipas faqes arabe 48, në rrethana të tilla, rreth 70 mijë palestinezë, mbrëmja e kaluar (e enjte) nga pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor shkuan në xhaminë Al-Aksa për të falur namazin. Mbrëmjen e së mërkurës, rreth 250 mijë palestinezë kanë falur namazin në xhaminë Al-Aksa dhe forcat pushtuese të regjimit sionist pas faljes kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.  Burimet palestineze i përshkruan lutjet në xhaminë Al-Aksa si të lavdishme dhe të paprecedentë. Të premten e kaluar, 57 palestinezë u plagosën në një sulm të militantëve sionistë ndaj palestinezëve në oborrin e xhamisë Al-Aksa. Forcat palestineze të rezistencës kanë paralajmëruar regjimin sionist se do të përgjigjen nëse sulmet vazhdojnë. Që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, milicitë dhe kolonët sionistë kanë intensifikuar krimet e tyre duke sulmuar xhaminë Al-Aksa dhe duke përdhosur vendet e shenjta palestineze dhe myslimane. Për pasojë ata kanë vrarë, plagosur dhe arrestuar me qindra besimtarë.