Rojat e Xhamisë Al Aksa (Morabetat)
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126388-rojat_e_xhamisë_al_aksa_(morabetat)
Ajda është një prej banoreve të qytetit Kods. Asgjë nuk e pengon atë të hyjë në Xhaminë Al Aksa. Thuajse ajo kryesisht ka për qëllim të thërrasë me zë të lartë: “Unë jam këto që të qëndroj!” Ajo dhe femrat e tjera palestineze të cilat gjithnjë janë në të pranishme në Xhaminë Al Aksa, janë sikur zogjtë “Ebabil”. 
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 29, 2022 13:06 Europe/Tirane
  • Rojat e Xhamisë Al Aksa (Morabetat)

Ajda është një prej banoreve të qytetit Kods. Asgjë nuk e pengon atë të hyjë në Xhaminë Al Aksa. Thuajse ajo kryesisht ka për qëllim të thërrasë me zë të lartë: “Unë jam këto që të qëndroj!” Ajo dhe femrat e tjera palestineze të cilat gjithnjë janë në të pranishme në Xhaminë Al Aksa, janë sikur zogjtë “Ebabil”. 

Ato nuk kanë rrugë tjetër, përveçse të jenë trimëresha. Ato nuk i kushtojnë rëndësi sulmit, arrestimit e burgosjes. Ndërkohë që Xhamia Al Aksa vazhdimisht sulmohet nga forcat pushtuese sioniste. Forcat pushtuese sioniste nuk i lejojnë ato që të hyjnë në Xhaminë Al Aksa, mirëpo qëndresa e tyre është e palodhshme dhe e pathyeshme përball sulmeve të kolonëve sionist dhe forcave ushtarake pushtuese sioniste, dhe pas çdo sulmi, përdhosjes dhe arrestimit, ato përsëri dalin e qëndrojnë në vendin e vet.

Ajda Al-Sejdavij është një prej femrave palestineze të vendosura në Xhaminë Al-Aksa e cila i kundërpërgjigjet këtyre sulmeve të përsëritshme. Ajo është një prej anëtarëve të grupit “Muratebat” që do të thotë rojat e Xhamisë Al Aksa. Ajda jeton në afërsi në Xhamisë Al Aksa dhe ajo që nga koha e ezanit të namazit të agimit e deri pasdite, është në Xhaminë Al Aksa. Kur forcat pushtuese të regjimit sionist sulmojnë Xhaminë Al Aksa, ajo dhe femrat e tjera të pranishme në Xhaminë Al Aksa menjëherë dalin në skenë përball forcave agresore dhe thërrasin “All-llahu Akbar!” (Zoti është i Madh!). Siç duket aty i mjafton ky slogan dhe kjo thirrje përball forcave izraelite.

Ato shpeshëherë arrestohen, keqtrajtohen fizikisht, arrestohen e burgosen dhe urdhri për ndalimin e hyrjes në Xhaminë Al Aksa shpesh herë zbatohet ndaj tyre, mirëpo ata i kanë mësuar fëmijët e vet që të vazhdojnë ta mbrojnë Xhaminë Al Aksa.

Pas çdo tentative që bëhet nga ana e forcave pushtuese dhe kolonëve sionistë për të hyrë në Xhaminë Al Aksa për ta përdhosur atë dhe pas rezistencës dhe qëndresës së fortë të rojave deri në arritjen e myslimanëve të tjerë palestinezë dhe dëbimin e kolonëve sionistë dhe forcave ushtarake izraelite që mbrojnë ata, Ajda Al-Sejdavi ec me hapa të ngadalshëm në ambientet e Xhamisë Al Aksa me zemër të lënduar dhe dëgjon zërin e qetësisë dhe freskisë që tingëllon pas gjithë asaj përleshje dhe pas gjithë atyre thirrjeve.  

Femrat e quajtura “Muratebat” kanë shumë vite që janë të pranishme në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe shërbejnë si pastruese, organizuese të kurseve për mësimin e Kur’anit të shenjtë për fëmijët, përgatisin iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pastrojnë dhe përgatisin Xhaminë Al Aksa për festa dhe rituale të ndryshme fetare, përgatisin sofrat me ushqime palestineze për vizitorët dhe organizojnë kurse edukativo-arsimore për femrat e reja në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e Xhamisë Al Aksa. Ato në këtë mënyrë janë bërë predikueset më të mëdha të identitetit historik, fetar dhe kombëtar të Xhamisë Al Aksa.

Ato gjatë viteve të fundit kanë shtuar larminë e metodave të luftës së tyre në mbrojtjen e Xhamisë. Ato gjithashtu janë shumë aktive në sferën virtuale dhe në rrjetet social dhe mbulojnë të gjitha lajmet brenda Xhamisë Al Aksa. Ato incizojnë filma dhe përgatisin pamje nga sulmet e forcave pushtuese sioniste ndaj Xhamisë Al Aksa dhe i publikojnë ato. Ato gjithashtu përgatisin pamje filmike dhe dokumentare për veprimet e dhunshme të forcave pushtuese sioniste ndaj grave dhe fëmijëve myslimanë palestinezë në Xhaminë Al Aksa dhe i publikojnë ato përball propagandës dhe gënjeshtrave të mediave që mbrojnë forcat pushtuese. Ato me përgatitjen e bukës dhe ushqimeve tradicionale palestineze dhe duke shpërndarë ato në mesin e vizitorëve të Xhamisë Al Aksa, kujtojnë identitetin historik të kësaj Xhamie të shenjtë.

Si është formuar grupi Muratebat?

Pas vitit 2000, janë shtuar e intensifikuar sulmet e kolonëve sionistë ndaj Xhamisë Al Aksa për të shkatërruar atë dhe për ta zhdukur strukturën e saj të identitetit. Të rinjtë dhe burrat palestinezë në forma të ndryshme ndaloheshin nga hyrja në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe nga falja e namazit në këtë vend të shenjtë dhe vetëm personat e moshuar dhe femrat lejoheshin të hyjnë në Xhaminë Al Aksa. Në atë kohë nuk kishte ndonjë sistem dhe mekanizëm të organizuar për ta mbrojtur Xhaminë Al Aksa dhe për të parandaluar veprimet destruktive të forcave pushtuese sioniste ndaj këtij vendi të shenjtë. Ishte plotësisht e qartë se forcat pushtuese sioniste synojnë ta dëmtojnë këtë vend të shenjtë në kushtet e mungesës së një mekanizmi për mirëmbajtjen e Xhamisë Al Aksa dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e madhe të kolonëve sionistë përball mospranisë së besimtarëve myslimanë para syve të turistëve të huaj, mundohen t’i japin identitet të pavërtetë Xhamisë Al Aksa.

Në këtë mënyrë në vitin 2010, u marrë një vendim i guximshëm. Qëllimi ishte ky që të formohet grupi “Rabat”. Fjala “rabat” është marrë nga ajeti 200 i sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë në të cilin Zoti i madhëruar thotë:

یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّکُمْ تُفْلِحُونَ…

Formimi i grupit “Rabat” u paraqit si nevojë për bashkim dhe unitet për të mbrojtur dhe ruajtur kufijtë e myslimanëve dhe ky koncept është me këtë kuptim që qëndroni të bashkuar përkrah njëri-tjetrit dhe qëndroni në vendin tuaj dhe mbroni kufijtë dhe territoret tuaja përball agresionit dhe sulmeve të armikut.

Në këtë fazë të rezistencës së popullit të Palestinës, duke marrë parasysh kufizimet e vendosura nga forcat pushtuese sioniste për hyrjen e burrave dhe të rinjve palestinezë, femrat palestineze dolën në vijën e parë të frontit të luftës për mbrojtjen e Xhamisë Al Aksa.

Ato në grupe të ndryshme që nga agimi i mëngjesit hyjnë Xhaminë Al Aksa dhe përkushtohen në mbrojtjen dhe ruajtjen e Xhamisë Al Aksa përball veprimeve destruktive dhe përdhosjes si dhe në mirëmbajtjen e saj. Në kohën e sulmeve të qëllimshme të kolonëve sionist dhe forcave ushtarake izraelite, ato qëndrojnë krah për krah njëra-tjetrës dhe me thirrjen “All-llahu Akbar”, qëndrojnë me një trimëri dhe guxim të lavdishëm duke mbrojtur Xhaminë Al Aksa.

Anëtaret e grupit “Moratebat” përgatisin fotografi dhe pamje filmike të dokumentuar nga vendet dhe objektet historike të Xhamisë Al Aksa dhe i publikojnë ato në media. Ato përgatisin ushqime për besimtarët myslimanë në Xhaminë Al Aksa dhe përgatitjen e ushqimeve tradicionale palestineze, i kundërvihen luftës mediatike kulturore të pushtuesve duke u thënë atyre se një ditë do të përmbyseni.

Kjo betejë po vazhdon deri më sot. Aktualisht me dhjetëra femra palestineze në mënyrë vullnetare janë të pranishme në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe bëjnë përpjekje për ta ruajtur rendin dhe sigurinë e këtij vendi të shenjtë. Ato janë “Moratebat” dhe gradualisht janë shndërruar në një shqetësim të veçantë për pushtuesit.

Këto femra të paarmatosura kanë projektuar një metodë të re të luftës dhe rezistencës. Ato organizojnë shumë kurse arsimore për fëmijët në Xhaminë Al Aksa. Organizojnë tubime studentore në Xhaminë Al Aksa. Ato organizojnë shumë ekspozita programe turistike e kulturore për pjesëmarrjen e vazhdueshme të palestinezëve në Xhaminë Al Aksa. (Festivali i pikturës, konkursi për hifzin e Kur’anit të shenjtë, përzgjedhjen e zërit më të bukur për poezi dhe fjalime publike, festivali i ushqimeve tradicionale palestineze etj..)

Anëtaret e grupit Moratebat kryesisht vendosen në portat perëndimore të Xhamisë Al Aksa, do të thotë në vend nëpër të cilin kolonët sionistë hyjnë me dhunë në Xhaminë Al Aksa. Ato mundohet të mos befasohen me sulmet e pushtuesve dhe kjo çështje krijon një huti të madhe për forcat ushtarake-policore izraelite të cilat i shoqërojnë kolonët sionistë.

Forcat ushtarake pushtuese dhe kolonët sionist me ushtrimin e dhunës fizike, arrestimin, përndjekjen, gjobitjen dhe dëbimin e dhjetëra femrave palestineze, përdorin të gjitha mjetet e shtypjes, mirëpo kjo nuk është një rezistencë e cila thyhet me lehtësi. Kjo është për arsye se femrat myslimane palestineze në rrethanat e nevojshme kanë treguar qëndresë dhe rezistencë të fortë.

Me padyshim se roli i familjes në mbështetjen e grupit Moratebat është shumë i rëndësishëm, për arsye se familjet e tyre gjithnjë kërcënohen nga pushtuesit. Siç duket në procesin e formimit të grupit Moratebat, familjet janë shndërruar në mbështetëse kryesore për rezistencën.

Globalizimi i vijës së parë të mbrojtjes së Xhamisë Al Aksa

Në Palestinë femrat të cilat i kushtojnë jetën e vet mbrojtjes së Xhamisë Al Aksa, quhen “Moratebe” dhe shumësi i kësaj fjale është “Moratebat” që do të thotë ato të cilat bëjnë roje. Këto femra i kanë kushtuar të gjithë jetën e vet Xhamisë Al Aksa.

Palestinezët këto femra të vendosura në ambientet e Xhamisë Al Aksa i konsiderojnë vijë të parë të mbrojtjes së Xhammisë Al Aksa.

Reagimi i këtyre femrave palestinezëve përball kolonëve sionistë pushtues, madje edhe jashtë ambienteve të Xhamisë Al Aksa, pasi u shndërruar në një betejë të përditshme dhe prania e tyre e madhe dhe konkrete u shndërrua në shqetësim të madh për policinë dhe forcat e sigurisë së regjimit pushtues sionist, ato u akuzuan nga autoritetet e regjimit sionist për krijimin e kaosit dhe dhunës dhe po konsiderohen faktor për krijimin e Intifadës. Ato vazhdimisht kërcënohen dhe arrestohen. Familjet e tyre kërcënohen dhe vendosen nën presion të madh. Ato dëbohen nga qyteti Bejtul-Mokades dhe privohen nga shërbimet sociale.

Ajda Al-Sejdavij, Someje Shahin, Ekram Ghazavij, Delal Al-Hashlamun, Zijnet Al-Xhelad, Thena Al-Raxhabi, Semah Ghazavij dhe Melek Atun së bashku me 60 femra të tjera janë Moratebat dhe roje të Xhamisë Al Aksa të cilat janë vendosur në listën e zezë të regjimit pushtues sionist dhe shumë herë ata për disa muaj janë ndaluar të hyjnë në ambientet e Xhamisë Al Aksa. Shumë prej këtyre femrave palestineze gjatë rezistencës së tyre përball sulmeve të kolonëve sionistë ndaj Xhamisë Al Aksa, janë keqtrajtuar dhunshëm dhe janë arrestuar e burgosur nga forcat pushtuese sioniste.

Morabete Delal Al-Hashlamun disa herë është arrestuar nga forcat ushtarake sioniste dhe është dëbuar. Znj. Delal Al-Hashlamun në një intervistë me Al-Arabi Al-Jedid, ka thënë: “Qëllimi i forcave pushtuese është ky që ta zbrazin Xhaminë Al Aksa nga besimtarët myslimanë dhe në të kundërtën të krijojnë kushtet që ekstremistët sionistë në mënyrë të lirë të hyjnë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe kjo është arsye e shtimit të sulmeve të tyre kundër Moratebat.

Duket se trimëria dhe guximi i femrave Moratebat po përhapet në të gjitha territoret e pushtuara të Palestinës. Në sulmet e fundit të forcave pushtuese sioniste në lagjen Shejkh Xharah në Bejtul-Mokades, Merjem Al-Afifi dhe Muna Al-Kurd me praninë aktive në rrjetet sociale, kanë vepruar në nivel shumë të gjerë për të treguar realitetin e forcave pushtuese sioniste. Ato ishin duke buzëqeshur gjatë arrestimit. Kjo metodë e re dërgon mesazhin e këtyre femrave. Tanimë ato nuk thërrasin vetëm me sytë e përlotur, por si njerëz të zot të së drejtës dhe të së vërtetës, buzëqeshin përball forcave pushtuese në mënyrë që të dërgojnë mesazhin e tyre për të gjithë botën se ato nuk lodhen dhe nuk thyhen në rezistencën e vet.

Aktualisht shumë prej femrave Moratebat të njohura në publik janë ndaluar të hyjnë në Xhaminë Al Aksa, mirëpo ato janë të pranishme në ambientet rreth Xhamisë Al Aksa dhe ato u japin udhëzimet përkatëse për femrat e reja palestineze se si ta mbrojnë dhe ruajnë Xhaminë Al Aksa. Njëkohësisht me këtë, ato nëse e ndjenjë kërcënim ndaj Xhamisë Al Aksa, menjëherë informojnë qytetarët palestinezë dhe me sloganin “All-llahu Akbar”, vazhdojnë rezistencën e tyre derisa të kenë fuqi përball forcave pushtuese sioniste.

Pushtuesit synojnë që femrat e pranishme në ambientet e Xhamisë Al Aksa t’i prezantojnë si një organizatë të ndaluar në mënyrë që të vështirësojnë fushën e veprimit për ato nëpërmjet vendosjes së gjobave të rënda financiare, dëbimin e tyre nga qyteti Kods, ndalimin afatgjatë të hyrjes së tyre në Xhaminë Al Aksa dhe duke keqtrajtuar anëtarët e familjes së tyre.

Në këtë betejë të pabarabartë, siç duket femrat myslimane palestineze janë plotësisht të pambrojtura dhe vetëm duke u mbështetur në besimin dhe në trimërinë e tyre të brendshme, po qëndrojnë në Xhaminë Al Aksa përball forcave pushtuese të armatosura deri në dhëmbë të regjimit sionist. Në këtë mënyrë, ato dërgojnë këtë mesazh për të gjithë myslimanët dhe popujt liridashës të botës se premtimi i Zotit të madhëruar është i vërtetë.

یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّکُمْ تُفْلِحُونَ…( سوره مبارکه آل عمران آیه 200)

“O ju që keni besuar! Qëndroni dhe duroni (përball problemeve dhe vështirësive)! Bëhuni të qëndrueshëm edhe përball armiqve dhe mbroni kufijtë tuaj dhe keni frikë Zotin në mënyrë që të shpëtoni...” (Surja Ali Imran, ajeti 200).

Merjem Ramadan, 2021

Burimet referuese:

https://www.rqiim.com

http://alqudsnews.net

https://al-akhbar.com

https://www.aa.com.tr/ar

https://www.alaraby.co.uk

https://arabi21.com/story/792791

https://alquds-city.com/news/32767