Sionistët tërhiqen nga Xhamia Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126396-sionistët_tërhiqen_nga_xhamia_al_aksa
Forcat ushtarake të regjimit sionist pas hyrjes me forcë në ambientet e Xhamisë Al Aksa, janë detyruar të tërhiqen nga ky vend i shenjtë për shkak të pranisë së madhe të besimtarëve palestinezë në Ditën e Kodsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2022 10:47 Europe/Tirane
  • Sionistët tërhiqen nga Xhamia Al Aksa

Forcat ushtarake të regjimit sionist pas hyrjes me forcë në ambientet e Xhamisë Al Aksa, janë detyruar të tërhiqen nga ky vend i shenjtë për shkak të pranisë së madhe të besimtarëve palestinezë në Ditën e Kodsit.

Kanali informativ Al Mejadin njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes dhe në Ditën Botërore të Kodsit në mënyrë të egër dhe me dhunë kanë hyrë në ambientet e Xhamisë Al Aksa dhe kanë sulmuar palestinezët duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se si pasojë e sulmeve të sotshme të forcave ushtarake të regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa, janë plagosur 42 palestinezë.

Pavarësisht pranisë së forcave ushtarake të regjimit sionist në Xhaminë Al Aksa, besimtarët palestinezë me rastin e Ditës Botërore të Kodsit sot që nga mëngjesi janë tubuar në këtë vend të shenjtë dhe janë përballur me sulmet e forcave ushtarake të regjimit sionist.