Mustafa al-Kadhimi: Marrëveshje mes Iranit dhe Arabisë Saudite është afër
(last modified Sat, 30 Apr 2022 14:35:16 GMT )
Prill 30, 2022 16:35 Europe/Tirane
  • Mustafa al-Kadhimi: Marrëveshje mes Iranit dhe Arabisë Saudite është afër

Duke iu referuar raundit të pestë të bisedimeve dhe konsultimeve politike mes Iranit dhe Arabisë Saudite, kryeministri irakian tha se marrëveshja mes Iranit dhe Arabisë Saudite është afër.

Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, të shtunën duke folur për ndikimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjes së vendeve të rajonit mbi përmirësimin e kushteve dhe situatës në Irak, deklaroi: "Bisedimet midis Riadit dhe Teheranit kanë bërë përparim të rëndësishëm dhe kam besim se Irani dhe Arabia Saudite së shpejti do të arrijnë një marrëveshje të rëndësishme".

Al-Kadhimi tha se thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit varet nga kjo pikëpamje se rajoni duhet parë si një sistem që ka interesa të përbashkëta; një sistem që nuk mund të arrijë zhvillimin global dhe ndërtimin e infrastrukturave ekonomike pa zgjidhur problemet dhe krizat veta të brendshme.

Kryeministri irakian gjithashtu vuri në dukje se qeveria e Bagdadit i zhvillon marrëdhëniet e saj me jashtë në përputhje me kushtetutën e Irakut. Sipas kushtetutës, Iraku duhet të ruajë marrëdhëniet e balancuara me vendet dhe nuk duhet të jetë një kërcënim për fqinjët e tij.

Të hënën, ministri i jashtëm irakian, Fuad Husejn tha se Republika Islamike e Iranit dhe Arabia Saudite gjatë bisedimeve, kishin arritur një memorandum mirëkuptimi prej 10 pikash.

Tags