Sionistët kërkojnë vrasjen e Jahja al-Senovar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126468-sionistët_kërkojnë_vrasjen_e_jahja_al_senovar
Fjalimi i liderit të Hamasit në Rripin e Gazës të shtunën mbrëma u raportua gjerësisht në mediat sioniste dhe sionistët pasi pranuan dobësinë e sigurisë dhe politike të regjimit sionist, bënë thirrje për vrasjen e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2022 03:36 Europe/Tirane
  • Sionistët kërkojnë vrasjen e Jahja al-Senovar

Fjalimi i liderit të Hamasit në Rripin e Gazës të shtunën mbrëma u raportua gjerësisht në mediat sioniste dhe sionistët pasi pranuan dobësinë e sigurisë dhe politike të regjimit sionist, bënë thirrje për vrasjen e tij.

Sipas gazetës Rai Today, deklaratat e mbrëmshme të Jahja al-Senovar, liderit të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, shkaktuan një reagim të gjerë nga aktivistët e mediave izraelite. Në përgjigje të komenteve të al- Senovar, një faqe interneti e afërt me shërbimin e inteligjencës së regjimit sionist shkroi se ai ishte një kërcënim real për të ardhmen e regjimit. Mediat gjithashtu shkruan: Është më mirë që Izraeli të vrasë sa më parë Jahja al-Senovar, sepse lënia e këtij njeriu në gjendje të lira ka shkaktuar probleme thelbësore në për regjimin sionist;  Kjo në asnjë mënyrë nuk është në interesin e Izraelit.  Jahja al-Senovar, kreu i byrosë politike të Hamasit në rripin e Gazës, në një takim me elitat politike palestineze të shtunën mbrëma, duke iu referuar sulmeve të fundit izraelite në xhaminë Al-Aksa dhe përdhosjen e saj tha: Në fillim të luftës së ardhshme, ne në të njëjtën kohë do të hedhim 1111 raketa në territoret e pushtuara dhe ky numër i referohet datës së martirizimit të liderit të ndjerë palestinez Jaser Arafat dhe ne këtë sulm me raketa do e quajmë operacioni "Lideri Abu Ammar".   Al-Senovar gjithashtu shtoi: Së shpejti, ne do të ndërtojmë një vendkalim detar për Rripin e Gazës, në mënyrë që ne të mund të thyejmë plotësisht rrethimin e rajonit. Ne duhet të formojmë Frontin e Bashkuar Kombëtar të Rezistencës sa më shpejt që të jetë e mundur për të rimarrë të drejtat tona, për të mbrojtur Xhaminë Al-Aksa, për të mbrojtur ekzistencën arabe, islamike dhe palestineze në Kods.