Turki Al-Faisal: Amerika na ktheu kurrizin
Ish-kreu i inteligjencës saudite tha se sauditët mendonin se Shtetet e Bashkuara i kishin kthyer kurrizin Arabisë Saudite.
Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera, që nga marsi i vitit 2015 ka nisur pushtimin ushtarak të Jemenit dhe ndaj këtij vendi ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Sipas një raporti të ArabNews, sauditët janë thellësisht të frustruar me sjelljen e SHBA-së dhe mendojnë se SHBA-ja u ka kthyer atyre shpinën , përballë kërcënimeve të sigurisë të paraqitura nga lëvizja jemenase Ansarullah," tha Princi saudit Turki al-Faisal, ish shefi saudit i inteligjencës. Turki Al-Faisal shtoi: Kur ne besuam se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite do të qëndrojnë së bashku përballë kërcënimeve të përbashkëta, kjo nuk ndodhi dhe kjo na la të frustruar. Ish-kreu i inteligjencës saudite gjithashtu pretendoi se Riadi kishte kërkuar prej kohësh një zgjidhje paqësore të luftës së Jemenit, por Ansarullah nuk ishte dakord. Ndryshe nga këto pretendime, ekspertët theksojnë se amerikanët me ndihmën e sauditëve kanë shtuar praninë e tyre në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandeb me pretekstin e luftës kundër piraterisë dhe kontrabandës së armëve; Kjo është mënyra përse Shtetet e Bashkuara kërkojnë të rrëzojnë armëpushimin në Jemen.
 
							 
						 
						