Rezistenca palestineze vlerëson operacionin anti-sionist në Tel Aviv
Grupet e rezistencës palestineze vlerësuan operacionin anti-sionist të militantëve palestinezë në zonën Laad.
Sipas një raporti të Palestine Today të premten, katër sionistë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë një operacioni vetsakrifikues të luftëtarëve palestinezë të enjten mbrëma që sulmuan vendbanimin sionist të Laad, në lindje të Tel Avivit. Lëvizja e Xhihadit Islamik Palestinez, duke uruar për operacionin e ri në Tel Aviv, e quajti këtë operacion një fitore të xhamisë Al-Aksa. Kjo lëvizje shtoi: "Përdhosja e xhamisë Al-Aksa nga armiku sionist dhe kolonët e tij po kalon vijat e kuqe dhe populli palestinez do të vazhdojë reagimet e tij ndaj këtij akti armiqësor". Lëvizja Hamas deklaroi se Operacioni në Laad është pjesë e zemërimit të popullit palestinez për pushtimin e vendeve të shenjta nga pushtuesit sionistë. Grupet e rezistencës palestineze theksojnë se për sa kohë që krimet sioniste kundër popullit palestinez vazhdojnë, do të vazhdojnë edhe operacionet anti-sioniste të popullit palestinez.