Batalionet Kods zbulojnë raketën Al-Qasim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127196-batalionet_kods_zbulojnë_raketën_al_qasim
Batalionet Kods, dega ushtarake e lëvizjes Xhihad Islamik, për herë të parë, një vit pas prezantimit të raketës “Qasim”, publikuan pamjet dhe detajet e saj dhe zbuluan zyrtarisht këtë raketë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 15, 2022 08:03 Europe/Tirane
  • Batalionet Kods zbulojnë raketën Al-Qasim

Batalionet Kods, dega ushtarake e lëvizjes Xhihad Islamik, për herë të parë, një vit pas prezantimit të raketës “Qasim”, publikuan pamjet dhe detajet e saj dhe zbuluan zyrtarisht këtë raketë.

Sipas Al-Alam, Batalioni Kods i "Saraja Al-Kods", dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik në Palestinë, transmetoi për herë të parë skena të sulmit kundër forcave sioniste në lindje të Khan Yunisit me Raketa “Al-Qasim”, e cila për herë të parë ka hyrë në përdorim ushtarak në betejën e shpatës së Kodsit. Raketa Al-Qasim ka marrë emrin e gjeneral Kasem Sulejmani për të mbrojtur kujtimin e dëshmorit të Kodsit. Batalionet Al-Kods theksuan se me raketën Al-Qasim, më 14 maj 2021 ka shënjestruar tubimet militante sioniste në Rafah, si dhe grumbullimet militante sioniste në lindje të Khan Junesit.