Rritje e infektimeve me koronavirus në Arabinë Saudite
Ministria e Shëndetësisë së Arabi Saudite njoftoi rritjen e numrit të personave të infektuar me virusin Korona gjatë 24 orëve të kaluar.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve të reja të infektuar me virusin Korona në këtë vend arriti në 760.477 raste të konfirmuar që është një rritje prej 621 raste krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite njoftoi regjistrimin e 514 rasteve të reja të shëruar, duke e çuar numrin total të personave të shëruar në 744.841 ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste vdekje të reja duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.121. Ministria i bëri thirrje qytetarëve sauditë të marrin masa paraprake dhe të plotësojnë procesin e vaksinimit kundër pandemisë së virusit Korona për të rritur imunitetin.