Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestojnë 13 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127410-forcat_ushtarake_të_regjimit_sionist_arrestojnë_13_palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë sulmeve dhe bastisjeve të dhunshme në disa zona të Bregut Perëndimor, arrestuan 13 palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 19, 2022 15:17 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestojnë 13 palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë sulmeve dhe bastisjeve të dhunshme në disa zona të Bregut Perëndimor, arrestuan 13 palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist dhe kolonët sionistë çdo ditë po martirizojnë, plagosin apo arrestojnë me dhunë qytetarët e Palestinës me pretekste të ndryshme.

Kanali televiziv Al Jazeera të enjten njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre sulmeve dhe bastisjeve përdorën gaz lotsjellës dhe plumba kundër palestinezëve dhe i keqtrajtuan ata fizikisht.

Sipas burimeve lokale, 13 palestinezë u arrestuan dhe u dërguan në një vend të panjohur nga forcat ushtarake të regjimit sionist pa asnjë akuzë.

Sulmet e forcave të regjimit sionist kundër popullit palestinez janë intensifikuar në javët e fundit dhe forcat ushtarake sioniste shpesh qëllojnë drejtpërdrejt mbi palestinezët.