May 19, 2022 15:30 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në Mosul të Irakut /plagosen 2 civilë

Dy civilë irakianë u plagosën nga një sulm terrorist në qytetin e Mosulit në provincën Ninva të Irakut.

Agjencia e lajmeve Sumaria News njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në zonën “Shawan”, në jug të Mosulit.

Burime mediatike raportuan se nga ky shpërthim kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Sipas autoriteteve irakiane të sigurisë, grupi terrorist ISIS është përgjegjës për këtë shpërthim.

Burime irakiane dje raportuan gjithashtu për një shpërthim tjetër në provincën Dijala.

Elementët e mbetur të grupit terrorist ISIS në provincat Diyala dhe Kirkuk të Irakut javët dhe muajt e fundit kanë intensifikuar veprimet e tyre si rezultat i intensifikimit të operacioneve të gjera të ushtrisë irakiane dhe forcave Hashd Sha'bi, veçanërisht në zonat malore të provincës Kirkuk; aty ku fshihen terroristët duke përdorur terrenin e vështirë.

Tags