69 palestinezë plagosen në një sulm sionist në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127472-69_palestinezë_plagosen_në_një_sulm_sionist_në_bregun_perëndimor
69 persona u plagosën në përleshjet mes milicive sioniste dhe palestineze në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 21, 2022 08:24 Europe/Tirane
  • 69 palestinezë plagosen në një sulm sionist në Bregun Perëndimor

69 persona u plagosën në përleshjet mes milicive sioniste dhe palestineze në Bregun Perëndimor.

Militantët dhe kolonët sionistë me pretekste të ndryshme po martirizojnë, plagosin apo arrestojnë çdo ditë popullin e shtypur të Palestinës. Ditën e djeshme, militantët sionistë u përleshën me të rinjtë palestinezë në afërsi të qytetit Bita, në jug të Nablusit dhe qëlluan drejt tyre, duke plagosur disa palestinezë. Militantët sionistë qëlluan gjithashtu me plumba dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve që janë kundër vendbanimeve sioniste në fshatin Beit Dejan, në lindje të Nablusit, duke plagosur me dhjetëra palestinezë. Në fshatrat Kafr Kadum dhe Al-Khalil, ndërsa banorët protestonin kundër vendbanimeve izraelite, militantët sionistë sulmuan protestuesit, duke plagosur disa palestinezë. Militantët sionistë sulmuan edhe Xheninin në Bregun Veri-Perëndimor, në të cilën një i ri palestinez u qëllua për vdekje nga forcat pushtuese izraelite dhe 11 të tjerë u plagosën.