Izraeli, regjim i terrorit
(last modified Thu, 26 May 2022 18:50:02 GMT )
May 26, 2022 20:50 Europe/Tirane
  • Izraeli, regjim i terrorit

Gazeta amerikane New York Times në një raport shkruante se regjimi sionist u tha Shteteve të Bashkuara se vrasja e dëshmorit të IRGC Sajad Khodai ishte vepër e këtij regjimi.

New York Times citoi burime të informuara të thoshin se një zëdhënës i kryeministrit izraelit nuk pranoi të komentonte mbi vrasjen, por sipas një zyrtari të inteligjencës, regjimi sionist informoi zyrtarët amerikanë se vrasja e Sajad Khodai ishte vepër e agjentëve të këtij regjimit. Regjimi sionist është një garnizon për mbarështimin e terroristëve.  Terrorizmi është i natyrshëm në regjimin sionist dhe me fjalë të tjera, terrorizmi ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e këtij regjimi. Shumë liderë palestinezë dhe libanezë janë vrarë nga regjimi sionist, madje së fundmi, zyrtarët sionistë kanë kërcënuar se do të vrasin liderin e Hamasit, Jahja al-Senvar në Rripin e Gazës. Përveç liderëve palestinezë dhe libanezë, një numër i madh shkencëtarësh, veçanërisht shkencëtarë iranianë, si dhe një numër i madh gazetarësh, janë vrarë nga ekipi vrasës i regjimit sionist, së fundmi Shirin Abu Akla, gazetare palestineze që punonte për Al Jazeera është vrarë nga forcat izraelite. Të paktën 45 gazetarë janë vrarë nga regjimi sionist që nga viti 2000.

 

Tags